Gjatë 24 orëve të kaluara në nivel të tërë shtetit, 35 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 19 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa adekuate, njofton MPB-ja.

Po ashtu, sipas të dhënave statistikore, 67 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 84 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Gjatë kontrolleve të kryera nga ana e nëpunësve policorë, janë evidentuar dy persona, të cilët nuk e kanë respektuar masën e izolimit.

By admin

Leave a Reply