LAJME

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) informon se ka sjellë vendim për rritje të çmimit të derivateve të naftës, për mesatarisht prej 3.23 përqind.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet me pakicë do të rriten për 1 dhe 1.50 denarë. Çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 58,00 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 do të jetë 60,50 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 50,00 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë i cili do të shitet për 39,00 denarë për litër, dhe ai i mazutit i cili do të shitet për 1.353 denarë për kilogram.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme.

LEAVE A RESPONSE