Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka thënë se sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, fatmirësisht të gjitha rastet kanë rezultuar negativ.

Sadiku, theksoi se të njëjtit do të lirohen nesër nga karantina, teksa ka shtuar duhet të vetizolohen edhe për 14 ditë tjera në shtëpitë e tyre.

“Testimi i radhës- Karantina COVID19. Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 . Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi! Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ”, ka thënë Sadiku.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë të angazhuar në karantinë.

“Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve, Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSh, ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjekësisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribuojnë në mbarëvajtjen e punëve në Karantinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Testimi i radhës- Karantina COVID19 Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .Të gjitha…

Publicată de Izet Sadiku pe Duminică, 5 aprilie 2020

By admin

Leave a Reply