LAJME

Së shpejti vendim për hapjen e Aeroportit

Ministri jurist jolegjitim i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se brenda pak ditësh do të merret vendim për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Siç ka shtuar tutje Zemaj në një postimi në Facebook, ambasadat e shteteve të BE’së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë Covid-19 ndryshon, atëherë pritet rinisja e shërbimeve.
“Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë̈ sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK”.

“Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë̈ Covid-19 ndryshon, atëherë pritet rinisja e shërbimeve. Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë̈ tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19”.

LEAVE A RESPONSE