LAJME

Sejdiu: Osmani duhet të largohet nga pozita e kryeparlamentares, ai post i takon Vetëvendosjes

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka folur për zhvillimet e brendshme në LDK.

Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk është kundër hapjes së LDK-së por sipas tij kjo duhet të bëhet duke respektuar personat që kanë kontribuar në parti.

“Nuk bëhet kjo punë me militantizëm të momentit”, ka thënë Sejdiu duke aluduar në disa prurje të reja që kanë marrë edhe pozita ministrore.

Ish-kryetari i LDK-së thotë se për shkak të tij shumë njerëz janë përjashtuar nga LDK duke për menduar degën e Gjakovës, përcjell Telegrafi.

Sejdiu thotë se shpreson që në LDK anëtarësia të mbetet besnike e vizionit që ka pasur.

“Të punohet që absolutisht të ndryshohet kjo gjendje. Natyrisht se duhet të rinovohet partia”.

Ish-kryetari i LDK-së thotë se disa qasje “bizare” në LDK duhet të ndryshohen.

“Nuk vendoset në konop njeriu vetëm pse ka një mendim ndryshe”.

Sejdiu thotë se Vjosa Osmani duhet të largohet nga posti i kryetares së Kuvendit.

“Largimi nga posti i kryetares së Kuvendit do të jetë më lehtë dhe më mirë. Ajo tashmë ka mbetur peng i një pozicioni. Ajo pozitë i takon një subjekti tjetër politik”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu./Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE