Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se, nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet që të gjithë kriminelët të përfundojnë prapa grilave, pavarësisht përkatësisë entike apo partike.Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re, Sela thotë se do të kërkojë hetim ndërkombëtarë për rastet e montuara. Ai premton reformimin e gjyqësorit për t’i dhënë fund dënimeve selektive.Sela, ka folur edhe për statusin e pazgjidhur të UÇK-së.Kreu i ASH-së, ka komentuar edhe idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar në RMV, për të cilën ka thënë se është vetëm manipulim i radhës i Ali Ahmetit.Lideri opozitar, ka thënë se është i gatshëm që të sjellë ndryshimin te shqiptarët e RMV-së pas zgjedhjeve të 15 korrikut, ndërsa ka folur për edhe sondazhet e fundit që e favorizojnë koalicionin ASH-AAA në kampin politikë shqiptar.Intervistën e plotë, në të cilën Sela flet edhe për misionin e kufizuar të OSBE-së në zgjedhje dhe hapjen e kufijve, mund ta ndiqni në videon më poshtë.
https://www.facebook.com/watch/?v=307309490663537