Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencën e përbashkët me kreun e Alternativës, Afrim Gashin në të cilën prezantuan slloganin garues “Tash është koha”, dhe platformën “Shtet për të gjithë”, tha se koalicioni ASH-AAA është i fokusuar që të çrrënjosë pabarazinë me të cilën sipas Selës, shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut po përballen ndër vite, raporton News33.tv.
Sela gjithashtu tha se koalicioni ASH-Alternativa ka simbolikën e bashkimit dhe fuqizimit të votës shqiptare.
“Kemi një program në të cilin jemi të fokusuar që të çrrënjosim të gjitha format e pabarazisë dhe jo rastësisht e kemi titulluar programin tonë “Shtet për të gjithë”. Kjo sepse deri tani shteti nuk ka qenë i barabartë për të gjithë. Shteti në të gjithë vertiakelen e funskinimit të tij, nuk ka qenë i barabartë dhe këtë e shohim në format më të dhimbshme të mundshme tek i dëgjojmë vendimet e gjyqeve ku vazhdojnë të jepen në bazë të emrit dhe mbiemrit që ke, në bazë të përkatësisë etnike që ke. Shteti ka qenë jo i barabartë dhe vazhdon të jetë, e këtë e shohim tek kushtet elementare në shkolla, te rrënimi i sistemit të arsimit. 15 korriku është dita kur njerëzit, shqiptarët do të vendosin për të qenë të barabartë, me votë, me verdikt!” tha kreu i ASH-së Sela.
https://www.facebook.com/news33.tv/videos/1743954402423816/?__xts__%5B0%5D=68.ARAa4HQ3uXq44grRbI3LrEltpvPAbkFGcLAGZv9cfO7BBeDvtoRwYJAOnkFFuu5ZaHGypcXKmkF_IZvpd4MczC9oSSEp6JYjebs7D70DmOuAXzlqYt8Lgfb5EjWRSwDVpk7K4-N1DtazIesfK3Cnis17cdljU0ONpBqXWC9Z15fB-VR22qgSs3PjqkkL9pjzKMuGprWfr9HU5uQ7NtR0Lek4kiTk4ktkkTs8HtsjWbaR7wlxGh0QXTdOX3IzQljwUSiU7VBJQ3aCO2zDHr12GiDVK7bcu0BAYQ12mtLyvLq2TxFh6ZhfUg1ztNHbqXAw5us0E_ThFQSpIDSySwrcYaijGW1g3gtURsM&__tn__=-R

