Para shqiptarëve të Kumanovës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka dërguar një porosi deri tek të gjithë nëpunësit shqiptar. Ai tha se koalicioni ASH-AAA vjen për ti bërë të lirë ata dhe se nuk kanë nevojë më të frikësohen. Sela siguroi se me sjelljen e ndryshimit askush sdo të del nga puna, por përkundrazi, të gjithë do të jenë të sigurtë dhe të lirë.
“Ne vijmë për tju bërë më të lirë dhe mos u frikësoni. Ju gënjejnë të gjithë ato që thonë që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ti nxjer prej pune ndonjë shqiptar, nuk ka për të ndodhë. Përcillni këtë mesazh te gjithë shqiptarët të cilët mundohen që ti frikësojnë”, tha Sela.
Ai këtë porosi e përcolli pas informatave të fundit se zyrtatë të BDI-së ka filluar të kërcënojë dhe frikësojë administratorët shqiptarë.


