Kreu i Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë një konference për shtyp foli rreth aktualitetit të krijuar nga pandemia e koronavirusit Cokid-19 si dhe u përgjigj në pyetjet e dërguara nga mediat.

Në pyetjen e in7 rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në muajin qershor, Sela theksoi se ata janë të gathëm për gjedhje në çdo moment, po përparësi sipas tij, ka shëndeti i qytetarëve. Në lidhje me informacionet se partitë maqedonase po kalkulojnë me datën 21 Qershor, për të cilën in7 shkroi ditë më parë, Sela tha se partitë maqedonase nuk duhet të shushurisin ndërmjet, por nëse kanë propozime kokrete duhet të ftojnë takim liderësh.

“Ne jemi të gatshëm që të hyjmë në zgjedhje kurdo që të vendoset, si Aleancë për Shqiptarët bashkë me koalicionin me Alternativën. Datat të cilat shushuriten, mirë është që të mos shushuriten, por le të thirret takim liderësh dhe të vendosim. Sa i përket kësaj situate, ne më tepër jemi të interesuar për shëndetin e njerëzve, për të ngadhënjyer në këtë luftë dhe betejë që njerëzimi e ka kundër një armiku të padukshëm. Nga ana tjetër, në qoftë se duhet të flasim për këtë temë, është konstatim i përgjithshëm i gjithë mjekëve dhe ekspertëve se në temperatura të larta virolenca e virusit bie. Dhe në qoftë se do të duhet të diskutojmë për zgjedhje, unë mendoj se kësaj radhe ne duhet që zgjedhjet ti mbajmë në kohën kur temperaturat e larta e arrijnë pikun dhe kjo periudhë është në Korrik ose Gusht. Ky është mendim i imi, por ne jemi të gatshëm që në zgjedhje të hyjmë kurdo që të jetë nevoja. Më i rëndësishëm për momentin është shëndeti i qytetarëve”, u shpreh për in7, Ziadin Sela.

Sela gjithashtu bëri të ditur se është e nevojshme të thirret Kuvendi i Republikës, me qëllim që sipas tij, të vendoset një mekanizëm kontrolli ndaj vendimeve të qeverisë, për të cilat Sela thotë se nuk kanë qënë të gjitha në lidhje me pandeminë.

“Më i rëndësishëm se gjithçka përsëri është që të thirret parlamenti, që të vendoset një mekanizëm kontrolli ndaj kësaj qeverie që nuk po e kontrollon askush. kjo sepse të gjitha vendimet që i ka sjellë qeveria dhe që kanë fuqinë e ligjit, fatkeqësisht jo të gjitha kanë të bëjnë me pandeminë dhe situatën e krijuar nga COvid-19”, përfundoi Sela.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët në këtë dalje publike propozoi që qeveria ti zbusë masat e qarkullimit të njerëzve, duke theksuar se ora policore duhet të zbatohet për çdo ditë prej orës 19 deri në orën 5 në mëngjes. Kjo sipas tij duhet të zbatohet edhe gjatë fundjavës./in7.tv/

By admin

Leave a Reply