LAJME

Selimi: Pacollit iu lejua aterimi në Kosovë, askush nuk i tha që do të shkonte në karantinë

Shefi i grupit parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se askush nuk guxon tia ndaloj kthimin një deputeti në Kosovë. Ai thotë se ishte trillim që pastaj më vonë doli e vërteta.

‘’Askush nuk i ka thënë Pacollit se do të shkojë në karantinë’’, ka thënë Selimi.

‘’Askush nuk i ka thënë se do të arrestohet. Nuk ekziston asnjë shkresë zyrtare që ia ka ndaluar Pacollit të kthehet. U pa në opinion sikur Pacollit nuk po i lejohet kthimi. Për sqarim nuk është e vërtetë se dikush e ka ndaluar apo e ka detyruar të shkojë në karantinë publike’’, shton ai.

‘’Pse shkoi ai në karantinë në shtëpi e jo në në karantinë publike. Është një trillim. Ndoshta Pacolli i besoi dikujt për këtë. Në ministrinë e shëndetësisë nuk ka asnjë email nga ai. Kur e kam parë një postim që nuk ma lejoi Vitia apo Svecla kështu dicka, nuk kishte asnjë email në institucione apo ndonjë komunikim tjetër’’

‘’Kërkesa i bëhet ministrisë së infrastukturës për këto cështje edhe ashtu’’

‘’Atë ditë ai po pritej nga stafi i tij në aeroport. Deklaraimi i Svecles se do te arrestohej ishte vetem nese ai do ishte futur ilegalisht nga nje shtet tjeter’’, shton Selimi.

LEAVE A RESPONSE