Një vizitë të papritur të martën pas mesnatës e kishte pasur deputeti i Nisma-s, Haxhi Shala.
Atij në shtëpi në orën 01:00 i kishin shkuar dy mysafirë të paftuar. presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këta dy kishin mision që ta bindnin Shalën për të ndërruar mendjen për t’i dhënë votën pro, Qeverisë së Avdullah Hoti.
I ftuar në televizionin T7 deputeti Shala ka dhënë detaje për takimin që kishte pasur me Thaçin e Haradinaj.
“Për mu kanë ardh si miq të vjetër. As si kam thirre as si kamë ftu, veç kur i kam pa te shtëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj. Unë iu thash që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i ktheje prapa. Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam. Ka mujt edhe Limaj një telefonatë me ma ba, e më thanë jemi në këtë gjendje. Në Prishtinë erdhën në shpi. Më erdh mirë kur i pash dytë bashkë. Bile unë me shaka iu thash ‘ra Albini iu bani bashkë. Kanë ardhur në ora 01 të natës e pastaj ndenjtë goxha shumë”, ka deklaruar Shala