SHBA-ja evakuon ushtarë nga bartësi i aeroplanëve “Teodor Ruzvelt”

Posted by

Forcat amerikane detare evakuojnë mijëra marinarë nga bartësi i aeroplanëve “Teodor Ruzvelt”, pasi kapiteni paralajmëroi se shpërthimi i koronavirusit e rrezikon jetën e ekuipazhit.

Deri tani janë diagnostikuar 93 raste me koronavirus mes 4.800 anëtarëve të ekuipazhit.

Pentagoni kumtoi se ato shumë shpejtë kanë organizuar vendosjen në hotel në një ishull në paqësor për pjesën më të madhe të personelit të bartësit të aeroplanëve, ndërsa njëkohësisht, në anije është lënë ekuipazh i mjaftueshëm që t’i mirëmbajë sistemet.

Paraprakisht, kapiteni i bartësit të aeroplanëve publikoi se virusi po përhapet në mënyrë të pakontrolluar dhe ka kërkuar ndihmë urgjente për ekuipazhin.

Guvernatorja e Guam, Lu Leon Guerero deklaroi se ushtria e ka bindur që të gjithë marinarët që kanë ardhur në ishull kanë test negativ për koronavirusin.

Leave a Reply