LAJME

Shefi i deputetëve të LDK-së Arben Gashi: VV do ta ketë më të lehtë të bashkëpunojë me PDK në opozitë – VIDEO

Shefi i Grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka folur para votimit të Avdullah Hotit për kryeministër.

Ai tha se kjo qeveri nuk mund të arysetohet se ishtë krizë dhe nuk mund të qeverisnin.

“Qeveria të mos shpresoj, por të punojë që ta kthen shpresën dhe zhvillimin, përgjegjësinë që e ka, jo vetëm me krizën ekonomike, nuk do të ketë mundësi që të arsyetohet se ishte krizë dhe nuk mund të qeverisnim mirë”, tha ai, raporton Periskopi.

Tutje Gashi tha se tani Vetëvendosje e ka më lehtë të bashkëpunojë me PDK’në sepse më herët kjo gjë ka qenë më e vështirë dhe tani sipas tij në opozitë do të jetë më e lehtë.

“Vetëvendosje do ta ketë më të lehtë të bashkëpunoj me PDK’në nga pozicionet e opozitës do ta kenë më lehtë dhe do ta kenë derën e hapur te kryministri Hoti por edhe në grup paralamentar”, tha ai./Periskopi/

LEAVE A RESPONSE