LAJME

Shehu jep lajmin: OSBE-ja do t’i vëzhgojë zgjedhjet e 15 korrikut (VIDEO)

Përfaqësues të OSBE-ODIHR, sot kanë realizuar takim me përfaqësues të Komisionit Shtetërorë Zgjedhorë, këtë lajm e ka konfirmuar për News33, nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Ajo në një prononcim për News33.tv ka deklaruar se OSBE-ODIHR do të vëzhgojë zgjedhjet e 15 korrikut.

Edhe pse konfrimoi lajmin se OSBE-ja do t’i vëzhgojë zgjedhjet, Shehu nuk pranoi të jepë detaje të tjera.

“Kishim takim me anëtarët e OSBE-së. Për formën dhe mënyrën se si do t’i vëzhgojnë ata sigurisht do t’ju informojnë nëpërmes konferencës për shtyp që ata do ta realizojnë. Përfaqësues të OSBE-së kanë takuar anëtarët e KSHZ-së”, tha Shehu.

LEAVE A RESPONSE