LAJME

Shek Hallaçi i tregon Ali Ahmetit në detaje “Pse Jo?”!

Nga Shek Hallaçi – Grupi i Kumanovës:

Pse jo?

Ali Ahmetit, dhelprës më të madhe politike ndër shqiptarë, i shkoi mendja që në këto zgjedhje parlamentare të kërkojë vota për ta bërë kryeministër një shqiptar. Dhe tërë këtë mashtrim të turpshëm e nis nën moton PSE JO?

Në këtë pyetje retorike të Ali Ahmetit gjendet automatikisht edhe përgjigja! Ai pyet: Pse jo? Përgjigja është: PSE MOS TË TALLEMI EDHE PAK ME SHQIPTARËT?
Pse jo? – sepse Ali Ahmeti me partinë e vet private kurrë nuk do të arrrijë t’i bëjë 61 deputetë, sepse Maqedonia e Veriut është shtet parlamentar, do me thënë, shtet ku vendos Parlamenti, gjegjësisht, numrat e deputetëve e jo kërkesa naive apo kapsllëk-nevoja e Ali Ahmetit!
Pse jo? – sepse Ali Ahmeti e ka të qartë se kësaj radhe do të humbë shumë keq dhe, mule bre burra të dalim me këtë ide si grrep për peshkun e uritur dhe, vetëm të shkoni se si do të kapen për këtë “ide” shqiptarët. Të shpëtojmë vota! Bashkë me një ish-kumrovecian për “kryeministër” Ali Ahmeti paska lëshuar miliona euro për blerje të votave (vetëm në Komunën e Çairit po flitet se i ka lëshuar mbi 3 milion euro), në vend se t’i shpërndajë dhe t’ua sigurojë mirëqenien sociale shqiptarëve të shkretë.
Pse jo? – sepse, asnjë nga militantët e tij, asnjë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, asnjë nga duistët e përbetuar nuk e pranoi këtë lojë bajate të Ali Ahmetit, sepse e dinë edhe fëmijët në djep se kjo nuk mund të ndezë! Sa e pagoi kët kandidat për kryeminister?
Pse jo? – sepse për këto tetëmbëdhjetë vite pushtet të Ali Ahmetit kanë ndodhur skenare të tmerrshme antishqiptare, kanë ndodhur zyrtarizim të dhunës kunër shqiptarëve, ka ndodhur institucionalizim të diskriminimit të shqiptarëve!
Pse jo? – sepse për periudhën sa ka qenë në pushtet Ali Ahmeti janë vrarë e burgosur, janë plagosur e keqtrajtuar më shumë komandantë e ushtarë të “luftës” së vititi 2001 se sa në kohën e luftës kur mbi ta derdheshin edhe armë e municione serbe e ruse!
Pse jo? – sepse në kohën sa ka qenë në pushtet Ali Ahmeti shqiptarët janë defaktorizuar aq shumë sa, sot, ngjajnë në pakica tjera!
Pse jo? – sepse në kohën sa ka qenë Ali Ahmeti në pushtet i ka bindur shqiptarët që shpëtimin e vet nacional të nisin e ta kërkojnë nëpër partitë maqedonase, duke u zhgënjyer tmerrësisht, deri në heqe dorë nga qenia kombëtare dhe duke iu dorëzuar partisë maqedonase e cila karrierën e vet e nisi me krime mbi shqiptarët (Ladorishti, Bit Pazari, Universiteti i Tetovës etj. të gjitha këto krime në kohën kur në pushtet gjendjej kandidati i Ali Ahmetit për “kryeministër i parë shqiptar” i RMV-së);
Pse jo? – sepse që kur erdhi në pushtet Ali Ahmeti situata politike dhe sociale e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut u përkeqësua aq shumë sa sot më tepër votues shqiptarë kemi nëpër botë se sa që kanë ngelur në Maqedoni për të votuar për një projekt shqiptar! Ali Ahmeti i zhgënjeu dhe i detyroi që të ikin e emigrojnë qindra e mijëra shqiptarë!
Pse jo? – pse mos të arrijë edhe suksesin e emërtimit të një kryeministri kukull shqiptar kur ka arritur të ketë aq shumë ministra dhe aq shumë funksionarë shqiptarë nëpër pozita të larta shtetërore sa, me të gjithë ata ka kryer masakër politik mbi shqiptarët e shkretë
Pse jo? – pse mos të tallet edhe pak me shqiptarët e ngratë?
Pse jo? – sepse Ali Ahmeti është në gjendje që të heqë dorë prej të gjitha projekteve kombëtare, është në gjendje të vë monitorim qindjveçar mbi të gjitha çështjet kombëtare shqiptare, vetëm e vetëm që të realizohet “synimi” i tij dhe në krye të qeverisë maqedonase të vë një kryeministër i cili vetëm për nga emri dhe mbiemri mund të dallohet se është shqiptar.
Për të tilla kaprice ka nevojë Ali Ahmeti e jo për projekte kombëtare shqiptare, prej të cilave ka kohë që ka hequr dorë, sepse, projektet e tilla janë të destinuar për shqiptarë dhe jo për kolaboracionistë.

TASH ËSHTË KOHA QË TA PËRSHËNDESIM 🤚

LEAVE A RESPONSE