LAJME

Shembet magjistralja, Prishtinë-Gjilan, Mimoza Kusari shfryhet ndaj ish Qeverisë (Foto+Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas shembjes së rrugës në magjistralen Prishtinë-Gjakovë, konkretisht te “Kodra e Becit”. Përmes një statusi në Facebook, Kusari-Lila, ka akuzuar qeverinë e kaluar, e cila sipas saj bëri investime infrastrukturore të cilësisë së dobët.

“Kujdes kur të niseni në magjistralen Prishtinë – Gjakovë apo segmentin e rrugës Klinë – Gjakovë, më konkretisht, tek Kodra e Becit. Rreziku i shkaktuar nga shembja e rrugës së re, mund t’i kushtojë me jetë dikujt. Punimet e “reja” të nisura në qeverinë e kaluar janë dëshmuar të standardit të paraqitur në foto”, tha mes tjerash Kusari-Lila.

LEAVE A RESPONSE