Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së sotme nga Klinika për Sëmundje Infektive janë shëruar tre pacientë (dy nga Tetova dhe një nga Kumanova), të cilët në dy testet e fundit kanë dalë negativ nga coronavirusi.
Gjithashtu negativ në dy testet e fundut ka rezultuar edhe një pacient nga Shkupi, i cili është kuruar në kushte shtëpiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me katër rastet e sotme që janë shëruar, numri i përgjithshëm i tyre shkon në 41.
Ndërsa nga ana tjerët pacientët që sipas Ministrisë së Shëndetësisë e kanë humbur jetën nga coronavirusi, është 32.
Ndryshe, gjithsej të infektuar nga Covid-19 deri tani janë regjistruar 711 persona./Telegrafi/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.