LAJME

Shkak për aksidentet në RMV, edhe policia

Tashmë prej vitesh qytetarët ankohen për mënyrën se si policia ndalon makinat në autostradë apo në rrugët magjistrale. Shpesh herë kjo qasje e gabuar ka sjellë deri në aksidente fatale, ku kanë përfunduar me humbje jete pasagjerë por edhe stafi policorë.

Gjatë ditës së sotme në redaksinë tonë kanë vërshuar fotografi nga qytetarët të cilët ankohen për mënyrën se si policia ka ndaluar automjetet që kanë lëvizur në aksin rrugorë magjistralja Gostivar – Kërçovë, apo ndryshe që njihet si trekëndëshi kur ndahet rruga për në Kërçovë dhe Dibër.

Qytetarët rradhazi kanë kërkuar nga institucionet që pikat e kontrollit t’i zhvendosin, poashtu edhe instalimin e matësve të shpejtësisë në autostradën ” Nënë Tereza ” ndonëse kërkesat e tilla mbeten utopike për Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Rikujtojmë, që si rezultat i kësaj qasje në vitin e kaluar humbën jetë një pasagjer dhe një polic në aksin rrugorë Shkup – Kumanovë, si dhe e njejta situatë në autostradën Tetovë – Gostivar, ku kontrolli policorë përfundoi me tragjedi humbi jetën polici 23 vjeçarë si dhe u lënduan kolegu i tij dhe pasagjeri.

Ky nuk mbetet një problem i vetëm në MPB, poashtu raportet tregojnë që pjestarë të policisë janë të përfshirë në grupet narkotike.

LEAVE A RESPONSE