QËNDRIME & OPINIONE

Shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje e mirë për Kosovën!

Shkruan: Naser Selmani

1. Shkëmbimi i territoreve nuk zgjidh konfliktin serbo-shqiptar, por do ta shtojë mosbesimin dhe urrejtjen mes dy popujve. Këtë e dëshmojnë konfliktet botërore, Qipro, raportet turko-greke, konflikti izrelito-palestinez, etj.
2. Ndarja territoriale, me pa të drejtë do t’i paraqet shqiptarët dhe serbët si popuj të egër, racist dhe fanatikë fetar, të cilët nuk durojnë njëri-tjetrin. Ajo legjitimon tezën serbomadhe se konflikti ka karakter fetar duke u thirrur në mitin e betejës së Kosovës.
3. Fsheh të vërtetën historike se urrejtjen mes shqiptarëve dhe serbëve e ka shkaktuar politika pansllaviste serbe e ndihmuar nga Rusia, e cila ndërsen serbët kundër fqinjëve shqiptar, duke i paraqitur si pushtues të tokave serbe.
4. Amneston politikën gjenocidale shtetërore serbe ndaj shqiptarëve, e cila është përpjekur të çfarrosë fizikisht shqiptarët. Shembuj ka shumë, duke filluar nga Kongresi i Berlinit e deri në luftën e vitit 1999!
5. Amnestia e përgjithshme barazon kriminelët me viktimën, krimet e dëshmuara të qeverisë serbe mbi shqiptarët, me krimet e pretenduara të luftës nga një lëvizje e armatosur, siç ishte UÇK!
6. Shpëton qeverinë serbe nga obligimi për të kompensuar dëmet materiale të shkaktuara nga makineria ushtarake serbe në Kosovë. Nëse nuk ndodhë kjo, Serbia do të organizojë ekspedita të ngjashme dhe në të ardhmen, prandaj blenë armatim të sofistikuar nga Rusia dhe ndërton baza ushtarake në kufijtë e Kosovës.
7. Dëmton Kosovën nga aspekti ekonomik, jep territore të pasura me xehje, burime ujore dhe pyje, merr kodrina me shkurre!
8. Shpallja e kishave dhe manastireve orthodokse si zona me eksteritorialitet, do ta shëndrojë Kosovën në Palestinë. Objektet e kultit, që duhet të jenë trashëgimi kulturore e Kosovës, do të shëndrohen në objekte peligrinazhi për të gjithë fanatikët pansllavistë nga Serbia dhe rajoni. Kjo do ishte një alibi i shkëlqyer i Serbisë për ndonjë inkurzion ushtarak serb, me pretendimin se po mbron serbët dhe kishat e tyre, në pajtim me marrëveshjen. Serbia mund të gjejë alibi tjera për ta sulmuar Kosovën, por e rëndësishme është që shqiptarët të mos ia japin këtë argument në dorë.
9. Pakica serbe shëndrohet në peng të politikës shteterore serbe, e cila do ta përdor si mish për top për ta luftuar Kosovën.
10. Ndarja e Kosovës formon Serbinë e madhe, sepse hapi tjetër i Vuçiçit do të jetë ndarja e Bosnjës. Serbia ka kapacitete ekonomike dhe ushtarake për ta zbatuar këtë plan, shqiptarët jo, sepse do të pengohen nga fqinjët tjerë, grekët dhe bullgarët!
11. Zgjidhja e vetme që siguron paqe të qëndrueshme në rajon është modeli i pajtimit të Francës me Gjermaninë dhe anëtarsimi i të dy vendeve në Bashkimin Evropian. Ky projekt mund konceptin e shteteve etnike dhe vendos standarde evropiane në raportet shqiptaro-serbe duke krijuar parakushte për mirëqenie për mbarë Ballkanin!

LEAVE A RESPONSE