LAJME

Shok në familjen tetovare: U thanë babai vdiq nga Korona, pas 6 ditëve i thirrin ta marin se është shëruar!

Gazetari kumanovar Zoran Bozhinovski ka publikuar në profilin e tij një lajm skandaloz. Sipas tij, një familje tetovare kanë dërguar prindin e tyre në spital ku është konstatuar me Covid-19.

E kanë transferuar në spitalin e Shkupit prej ku i kanë thirë pas tre ditëve dhe u kanë thënë se prindi i tyre ka ndërruar jetë.

E kanë varrosur me arkivol pa e hapur, kurse pas gjashtë ditëve i kanë thirrë sërish nga spitali dhe u kanë thënë se babai i tyre është sheruar dhe të vijnë ta marin.

“Kush është varrosur ende nuk dihet”.

LEAVE A RESPONSE