Shpend Ahmeti në prani të Kurtit: Mua më kapë sikleti që ka dhomë të përgjimeve në Telekom (VIDEO)
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një paraqitje para mediave, pas takimit që pati me kreun e qeverisë në detyrë, Albin Kurtin është pyetur se pse deri më tani nuk ka pasur një takim në mes të dy ish ‘partiakëve, raporton Gazeta Express.
Ahmeti tha se gjatë kësaj periudhë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm më Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Mua më kap sikleti veç kur e di që ka dhomë të përgjimeve e leje ma veç emri i qasaj, se kam ditë që as që ekziston një gjë e tillë në Telekom, e kam mësu. Nuk mund të themi që nuk njihemi me Albinin e me përfaqësuesit e qeverisë, ne jemi të gatshëm për rihapje po ne këtë vendim se marrim si komunë. Besoj se ne i kemi zbatuar në përpikëri e s’kemi hyrë fare në debate a kanë qenë ligjore, për ne ka qenë e rëndësishme jeta e njerëzve”, tha ai.


