Më 12 prill 2020 u nda nga jeta personaliteti i shquar i botës arbëreshe, profesori arbëresh nga Shën Basile, Giovanni Maria Giaccomo Belluscio.
Prof. G. Belluscio ka qenë pedagog në Universitetin e Leçes dhe në Universitetin e Barit, ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Tiranës dhe është ftuar në universitete europiane e përtej kontinentit. Me interesim e ndiqte edhe Semniarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë.
Me studiuesin Giovanni M.G. Belluscio, më 25 gusht të vitit 2017, patëm zhvilluar edhe këtë bisedë, për emisionin SHQIP, të Radio Kosovës, për çështje të kulturës së gjuhës…
Për ne, sidomos për ne si arbëreshë, por dhe për kolegët e mi, që kemi mësuar shqipen standarde, është mjet komunikimi, i cili ka shumë forcë e ne nuk mundemi në asnjë mënyrë, që të mendojmë të mësojmë një standard tjetër. Punon shumë mirë standardi, përdoret nëpër gazeta, përdoret nëpër televizione e radio.
