LAJME

Si do ta kundërshtoj nesër Vetëvendosje formimin e qeverisë Hoti, flet Rexhep Selimi (Video)

Për të mbrojtur të drejtën legjitime qytetare Lëvizja Vetëvendosje organizoi një peticion me kërkesën duam zgjedhje. Ky peticion ka filluar nga ora 10:00, ku qytetarët mund të nënshkruajnë deri në ora 18:00, nëpër sheshet e të gjitha komunave të Kosovës.

Në lidhje me këtë peticion u deklarua Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i cili tha se qytetarët po kërkojnë vazhdimisht të drejtën e tyre, e jo vendimet jo kushtetuese siç ishte dekreti i presidentit Thaçi.

‘Qytetarët me anë të këtij peticioni tregojnë edhe njëherë, që nuk pranojnë që askush tua rrëmbej fitoren, duke kërkuar të drejtën e tyre për të vendosur ata, dhe jo kushdo, aq më tepër me rrugë jo kushtetuese, siç ishte dekreti i presidentit, apo me vendime të padrejta siç ishte vendimi i gjykatës kushtetuese. Ne sot këtu jemi aty ku e kemi vendin, në anën e qytetarëve për të mbrojtur interesat e qytetarëve të republikës së Kosovës’ -Tha Selimi.

Ndër të tjera i pyetur për protestat të cilat janë paralajmëruar, Selimi nuk ka precizuar saktë datën e mbajtjes se tyre, duke shtuar se përjashtimi i protestave nga të tjerët është i gabuar.

‘Kushdo që i përjashton protestat sidomos në rastet e tilla gabon, edhe ne nuk i përjashtojmë protestat dhe nuk duam të gabojmë, nuk ka ndonjë datë të caktuar që tani se cila ditë dhe kohë do të jenë protestat’ deklaroi Selimi.

 

 

 

 

 

LEAVE A RESPONSE