LAJME

Si u krijua Gjykata Speciale?

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera sipas ligjit të Kosovës në lidhje me pretendimet e raportuara në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të 7 janarit 2011.

Këshilli i Europës është një organizatë për të drejta të njeriut në Europë dhe nuk ka lidhje me institucionet e BE’së.

Pas këtij raporti, Bashkimi Europian vendosi të krijojë një Task Forcë Speciale Hetuese (SITF) në shtator të 2011’ës për të kryer një hetim penal të pavarur për pretendimet e përfshira në Raport, si dhe krime të tjera të lidhura me ato pretendime.

Në verën e vitit 2014, SITF njoftoi se provat e hetuara kishin një peshë të mjaftueshme për të ngritur një aktakuzë. Për të adresuar këto pretendime, duhej të kishte një institucion të përshtatshëm për procedurat e duhura gjyqësore.

Autoritetet e Kosovës janë pajtuar me BE për modalitetet e trajtimit të atyre pretendimeve serioze. Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas shkëmbimit të letrave midis Presidentit të Kosovës dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë në vitin 2014. Dhomat e Specialeve i janë bashkangjitur secilit nivel të sistemit gjyqësor në Kosovë – Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese. Ata do të funksionojnë sipas ligjeve përkatëse të Kosovës, si dhe të drejtës zakonore ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

BE ka mbështetur procesin që në fillim dhe së bashku me vendet e tjera kontribuese (Kanada, Norvegji, Zvicër, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) do të mbështesin financiarisht punën e gjykatës.

Dhomat e specializuara përbëhen nga dy organe, Dhomat dhe Regjistri. Zyra e Prokurorit të Specializuar është një zyrë e pavarur për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë të punësuar me gjyqtarë ndërkombëtarë, prokurorë dhe oficerë dhe kanë një vend në Hagë, Holandë./express

LEAVE A RESPONSE