Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt ka shprehur falënderimin e tij për solidaritetin e treguar nga Kosova me Bashkimin Evropian, në kohën kur pothuajse e gjithë bota është prekur nga coronavirusi.

“Faleminderit, #Kosovë, Ballkani Perëndimor, Evropë, ne jemi dhe do të qëndrojmë së bashku deri në tejkalimin e kësaj gjendjeje”, ka shkruar ai në Twitter.

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 51 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu bilancin e përgjithshëm në 561, prej tyre 102 të shëruar dhe 12 të vdekur.

By admin

Leave a Reply