LAJME

Sot u testuan 171 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej tyre janë diagnostikuar gjithsej 11 raste me COVID-19.

Sipas njoftimit, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1).

Deri më tani numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 834.

LEAVE A RESPONSE