Spanja ka regjistruar shifrën më të ulët ditore të viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 367 viktima.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend tashmë ka shkuar në 22,524.
Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë regjistruar edhe 6,740 raste të reja duke e çuar në 219,764 numrin total të të prekurve me Covid-19.
Një lajm i mirë është se po gjatë 24 orëve të fundit, 3,105 pacientëve të shëruar.
Në të gjithë Spanjën 92,355 pacientë kanë fituar betejën ndaj Covid-19.