Nismës së Kryeministrit Albin Kurti për të ndarë gjysmën e pagës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, i është bashkuar edhe Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se do të ndaj gjysmën e pagës së tij, derisa ka bërë thirrje që kjo iniciativë të përkrahet.

“Sot, kur të gjithë zgjohemi nga gjumi me presionin më të theksuar të luftimit për mbijetesë, duhet të ndihmojmë me aq sa mundemi për të përballuar këtë gjendje bashkë. Në qëllim të kësaj, unë do i bashkëngjitëm nismës së Kryeministrit dhe të ndaj gjysmën e pagës time për parandalimin e COVID-19”, ka shkruar Sveçla.

Në kohët e vështira si këto, solidariteti dhe mbështetja ndaj njëri tjetrit duhet të vijë në shprehje më shumë se çdo…

Publicată de Xhelal Sveçla pe Vineri, 17 aprilie 2020

By admin

Leave a Reply