U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka takuar nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi nga i cili u njoftua për gjendjen në komunë në përgjithësi e veçanërisht për fshatin Smrekonicë ku tashmë janë disa të infektuar.

Në njoftimin e bë për media nga MPBAP thuhet se, Sfeçla po ashtu ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi.

Me këtë rast, u.d. ministri Sveçla u njoftua nga Smakiqi për së afërmi me gjendjen dhe kushtet për banim në kampusin e Akademisë, ku u bë e ditur se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka kapacitet për strehimin dhe akomodimin e 686 personave.

Sveçla gjithashtu vizitoi kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, “Belvedere” në Mitrovicë.

“Sveçla i shoqëruar nga një delegacion i MPBAP ka parë kushtet e akomodimit që ekzistojnë në këtë kamp, në rast se Republika e Kosovës do të mund të ballafaqohej me një fluks të refugjatëve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

By admin

Leave a Reply