LAJME

Sveçlla ngushëllon familjen Musliu: Kam kërkuar angazhim maksimal nga policia

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka ngushëlluar familjen Musliu, pas humbjes së djalit të tyre një ditë më parë.

Sveçla tha se momentet e tilla kërkojnë reagim të menjëhershëm të institucioneve të rendit dhe po ashtu, solidaritet të gjithë shoqërisë me dhimbjen e familjes.

“Dua t’ju informoj që në pajtim me kompetencat e mia, kam kontaktuar drejtorin e Policisë dhe kam kërkuar angazhim maksimal të Policisë në hetimin e këtij rasti. Ju siguroj që të gjitha masat që janë në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të ndërmerren pa asnjë hezitim”, tha Sveçla.

Me këtë rast, ai u bëri thirrje Prokurorisë që ta trajtojë këtë rast me prioritet absolut, duke shpresuar që rastet e këtilla të mos përsëriten. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE