LAJME

Syla: Veseli nuk ka interesim të futet në qeverinë Hoti

Analisti politik Valon Syla ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli nuk është i interesuar të futet në qeveri, shkruan Gazeta Metro.


Syla tha se Kadri Veseli nuk ka interesim dhe nuk ka pasur për t’u futur në një qeveri me Avdullah Hotin.

“Burimet e mia thonë se Veseli nuk është i interesuar të futet në qeveri. Kjo nuk prioritet për Veselin momentalisht”, tha Syla në T7.

Sipas Valon Sylës mundësia e hyrjes në qeveri aktualisht nuk po mendohet nga i pari i PDK’së pasi që ky i fundi mund të përballet me Gjykatën Speciale në Hagë.

“Për Veselin kjo cështje nuk është prioritet për shkak se Veseli potencialisht mund të përballet me Gjykatën Speciale në Hagë”, përfundoi Syla./gazetametro.net

LEAVE A RESPONSE