Takohen Enver Hoxhaj e Skënder Hyseni

Posted by

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, dhe një nga njerëzit më me ndikim në Lidhjen Demokratike, Skënder Hyseni, janë takuar të martën në një restorant, në Qendrën Tregtare në Breg të Diellit.

Hyseni e ka mohuar të ketë qenë takim i planifikuar. Ai ka thënë për KOHA se rastësisht janë takuar dhe se gjatë qëndrimit për kafe, nuk kanë folur, jo vetëm për ndonjë koalicion të mundshëm LDK-PDK, por as për zhvillimet e fundit politike.

“Nuk i konsideroj armiq oponentët politikë”, ka thënë Hyseni. “Rastësisht jemi takuar në qendrën tregtare dhe u ndalëm 5 minuta për kafe”.

Leave a Reply