Më shumë se 22 milion amerikanë kanë bërë kërkesë për ndihmë papunësie që kur Presidenti Trump shpalli një emergjencë kombëtare, një humbje e madhe të vendeve të punës që ka fshirë një dekadë të fitimesh dhe i ka shtyrë familjet të rreshtohen në bankat e ushqimit ndërsa presin ndihmën e qeverisë. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë parë këtë nivel të humbjes së vendeve të punës që nga Depresioni i Madh, dhe qeveria po përpiqet të përgjigjet mjaft shpejt ndaj krizës vdekjeprurëse të koronavirusit dhe dhimbjes së përhapur ekonomike që ajo ka shkaktuar.
Administrata e Biznesit të Vogël ndaloi së pranuari aplikimet për të marr hua të enjten pasi mbaroi fondet për një program kryesor që supozohet të ndihmojë bizneset të qëndrojnë në qarkullim dhe të mbajnë punëtorët.
Zyrat shtetërore të papunësisë janë aq të mbingarkuara sa shumë njerëz ende presin pagesa të papunësisë javë më vonë, dhe shume shtete të Amerikës nuk kanë bërë asgjë akoma për të vetëpunësuarit dhe punëtorët që janë të dëshpëruar për ndihmë. Edhe pagesat për lehtësimin e gjendjes e qeverisë federale – të njohura si “pagat stimuluese” – kanë kaluar vështirësi të ndryshme.
Humbjet e mëdha të punës në muajin e kaluar kanë fshirë pothuajse të gjitha 22.8 milion vendet e fituara të punës që nga viti 2010 ku shteti edhe dha dorheqje nga Recesioni i Madh.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.