LAJME

Thaçi godet VV’në: Nëse nuk do të ishte hedhur gaz në Kuvend do të kishim liberalizuar vizat para 2 vitesh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ‘goditur’ Lëvizjen Vetëvendosjen duke thënë se nëse në  Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat, Shkruan Gazeta metro.

I ftuar në emisionin “Open” Thaçi është pyetur nga  Kreshnik Spahiun se përse nuk komunikon me opozitën. Ai ka thënë se është e drejt të na bëhet kritikë, por se në qoftë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat.

Duke aluduar kështu në Lëvizjen Vetëvendosjen.

“Është e drejtë që duhet të na bëhet kritikë. Në qoftë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat. Në qoftë se nuk do të kishim disa politikanë me mendësi tribal kjo marrëveshje do të ishte nënshkruar para dy viteve po në Washington nën udhëheqjen e administratës Trump”- tha Thaçi duke iu përgjigjur pyetjeve të Spahiut./gazetametro.net

LEAVE A RESPONSE