Presidenti Hashim Thaçi ka qenë më i ashpër se zakonisht në konferencën e sotme për media, ku ka sulmuar të gjithë politikanët që kishin promovuar idenë se ShBA-ja do të çonte drejt një marrëveshjeje që do të ndante Kosovën. Ai madje ka kërkuar që Albin Kurti, Haki Abazi e të tjerët të kërkojnë falje për konspiracionet dhe gënjeshtrat (sic) që kanë qarkulluar në vitet e fundit.Presidenti përsëriti vazhdimisht një qëndrim të tillë duke thënë se të gjithë ishin dëshmitarë se nuk kishte thika e nuk kishte harta në Washington.
Thaçi tha edhe se marrëveshja në Washington do të mund të ishte më e mirë dhe më e qëndrueshme nëse “politika vendore do të ishte më unike”, përcjell Periskopi. Ai shtoi se ishte krenar që ishte pjesë e këtij procesi edhe pse iu pamundësua pjesëmarrja fizike në Shtëpi të Bardhë.