Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po akuzon qeverinë e shumë dikastere të saj se nuk menaxhuan si duhet me pandeminë.
I pari i shtetit po thotë se Albin Kurti, Arben Vitia, e Xhelal Sveqla duhet të japin përgjegjësi për vdekjen e 25 vjeçarit, Agon Musliu sa ishte në Karantinë.

