Thaçi: Takimi me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë ishte zyrtar, nuk e di se a ishte i ftuar edhe Kurti
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuqiç në Shtëpinë e Bardhë ka qenë takim zyrtar.
Ai gjatë një interviste për TV Syri deklaroi se nuk e nëse në këtë takim ishte i ftuar të marrte pjesë edhe Albin Kurti, kryeministri në detyrë.
“Ka qenë takim institucional dhe ka qenë transparent ku është diskutuar për vazhdimin e dialogut nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara. Nuk e di nëse z.Kurti ka qenë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë”.
“Unë nuk jam prej atyre që refuzojnë takimet në SHBA. Do të ishte një goditje për shtetin e Kosovës. Nuk ndjehem inferior. Mund të takohem me këdo, kudo. Tash e 20 vite kemi fituar përballë Serbisë, qoftë edhe në Rambuje. Unë nuk di nëse z.Kurti ka qenë i ftuar sidomos pas sulmit që i bëri SHBA”, ka thënë Thaçi.