Sot përmes një komunikate për media Partia Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan Molliqaj ka njoftuar se anëtari dhe kandidati për deputet Frashër Krasniqi është sulmuar fizikisht nga kandidati i VV’së për deputet, Albin Gashi, i cili është edhe djali i avokatit Tomë Gashi.
E për një temë të tillë në Klan Kosova janë përplasur Frashër Krasnqi e avokati Tomë Gashi.
Gashi në një moment i ka thënë Frashër Krasniqit se nëse do ta kishte sulmuar djali i tij nuk do të ishte dukur bukur në studio.
Tomë Gashi ka thënë se djali i tij Albini nuk është sikurse Milaim Zeka, por është shumë më shumë.