Transportuesit mund të transportojnë më së shumti 50% nga numri i përgjithshëm i ulësve

Posted by

Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë, është sjellur rregullore me fuqi ligjore lidhur me komunikacionin rrugor gatë gjendjes së jashtëzakonshme, me çka është konfirmuar se gjatë kryerjes së transportit publik të udhëtarëve, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, transportuesi është i obliguar të organizojë transportin duke mbajtur distancë më së paku dy metra mes udhëtarëve, dhe mund të ketë më së shumti 50% të ulesve, duke mos llogaritur ulësen e shoferit, informon Zhurnal.

Kjo rregullore parasheh gjobë prej 250 eurove nëse transportuesi person fizik nuk e respekton këtë masë, ndërsa për personat juridik, gjoba parashihet të jetë 500 euro./Zhurnal.mk

Leave a Reply