Tre gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli, i cili shton se ata janë infektuar në vendin e tyre të punës.

”Po pozitivë kanë rezultuar tre gjinekologë dhe një mami”.

Ai tregoi dhe si është gjendja shëndetësore e të prekurve me virus.

”Gjendja e personelit shëndetësor është stabile pa asnjë komplikim”, është përgjigjur ai, njofton Klan Kosova.

By admin

Leave a Reply