Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherit nënkryetare e LDK-së, mbrëmë i ka çuar disa mesazhe kërcënuese partisë së saj, konkretisht kryetarit Isa Mustafa dhe dy nënkryetarëve Agim Veliu e Lutfi Haziri.
Osmani kritikat më të mëdha i kishte për Veliun, duke konfirmuar kështu acarimet prej kohësh që i ka me të, ku e fajësoi për prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Por cilat janë tre mesazhet kërcënuese të Vjosës për bashkëpartiakët e saj?
Ajo deklaroi mbrëmë se le ta provojë dikush nga partia ta largon dhe do do të shohin se kush do të dalë i pari nga dera.
“Ata që ma tregojnë derën e më thonë se e kam tradhëtuar LDK, le ta prvojnë dhe do ta shohim, kush do të dalë i pari nga ajo derë”, tha Osmani në emisionin “Desku”
Osmani ndërsa kritikoi Veliun si njeri kryesor në vendimmarrje në LDK edhe pse nuk ishte matur në elektorat në zgjedhjet e 6 tetorit, tha se më askush nuk do të fshihet pas saj, dhe ua bëri me dije se ka njerëz jo pak brenda LDK-së që mendojnë si ajo.
“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyjë asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje. Ajo çka na pret neve është një bashkëpunim me njerëzit brenda LDK-së që mendojnë si unë, që kanë konceptin time, dhe që urgjentisht këtë koncept ta bëjmë mbizotërues edhe në struktura të LDK-së, sepse tek qytetarët tashmë është”, theksoi Osmani në këtë intervistë.
Osmani i çoi edhe një kërcënim tjetër kolegëve të partisë, të cilët tha se po shpifin e po e ofendojnë, për çka tha se nuk do ta durojë më asnjërin.
“Ka zyrtarë të lartë të LDK-së që thonë se Vjosa ka bërë thirrje që të mos i besojmë Amerikës. Pa asnjë fije marre… Në mënyrë që të ofendojnë. Mos të flasim për ofendime që bëhen pastaj në baza gjinore. Unë sot nuk mund të hesht sepse i kam dy vajza të vogla. Nuk do t’i duroj asnjërin. Le ta kenë të qartë ata zyrtarë që shpifin e gënjejnë e ofendojnë përtej imagjinatës njerëzore, me gjuhën më të shpifur, do të përfundojnë në hetime”, ka paralajmëruar Osmani.
Mbetet të shihet cili do të jetë reagimi i Veliut pas akuzave që ja bëri Osmani, por edhe i vet kryetarit Isa Mustafa e nënkryetarit Lutfi Haziri pasi bashkëpartiakja e tyre iu shpalli zyrtarisht luftë politike.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.