Tubohen mjetet financiare për operimin e Burim Hazirit, operacioni i realizuar në Turqi ka kaluar me sukses
Burim Haziri nga Gostivari, i cili kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri të zezë, ka kaluar me sukses operacionin.
Informacionin e bëjnë të ditur të afërm e tij. Ndërhyrja është kryer në Turqi, për çka Hazirit i duheshin 11.500 euro, para të cilat ishin tubuar në kohë.
“Pos mjeteve financiare prej 11.500 euro për operacionin, Burim Hazirit i janë tubuar edhe para të tjera. Shuma totale e mjeteve të gumbulluara do të bëhet e ditur brenda ditësh, sapo të kemi të dhëna të konfirmuara nga banka. Falenderojë çdo kotribues që mundësoi operimin e Burim Hazirit, ndërsa paratë shtesë të tubuara do t’i dhurohen familjes, pasi Burimi do të duhet të ndjek terapi pas kthimit nga Turqia”, thonë të afërmit e Hazirit./TV GLOBI/