Në hyrje të komunës së Gostivarit është vendosur tuneli dezinfektues. Ky tunel dezinfekton të gjithë ata persona që hyjnë në këtë objekt dhe dezinfektimi bëhet automatikisht duke kaluar. Kryetari I komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se qëllimi është simbolik që të kujdesemi për higjienën.
“Në çdo kalim të ndonjë personi që hynë në komunën e Gostivarit dezinfektohet. Kapet sipërfaqja e trupit të qytetarit që hynë në komunën e Gostivarit. Jemi duke përgatitur edhe një tunel për qendrën e komunës së Gostivarit”, tha Arben Taravari, Kryetar i Komunës së Gostivarit.
Ky dezinfektues është prodhim i kompanisë “Universal” nga Gostivari që merret me prodhimin e pajisjeve hotelerike dhe medicinale nga materiali Inoks.
Menaxheri i kwsaj kompanie Erzen Nesimi thotë se ideja erdhi pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe kjo kompani mendoi që në këtë mënyrë të jap kontribut. Nesimi tregon se si funksionin ky sistem që të jetë sa më efikas.
“Mënyra më e mirë që të përdoret ky tunel është të hyhet me krahë hapur të ecët më ngadalë , rreth 15 sekonda është intervali që duhet të respektohet në mes të tunelit. Mirë është të behët një rrotullim prej 360 shkallëve dhe me këtë sistemi është më efikas”, tha Erzen Nesimi, Menaxher i Universal.
Interesim për këtë prodhim tashmë kanë shfaqur edhe kompani nga Turqia dhe Hungaria, si dhe një grup marketesh nga vendi.
“Kemi pasur shumë thirrje më shumë nga bizneset private. Kemi interesim nga një zinxhir supermarkete që të montohet para tyre , na befasoi pasi kishte kërkesa edhe nga Turqia , po ashtu ka edhe një kërkesë nga Hungaria për këtë sistem, ndërsa me institucionet jemi në bisedime”, tha Erzen Nesimi, Menaxher i Universal.
Tuneli higjenik që është në funksion para komunës së Gostivarit është edhe versioni i parë i këtij prodhimi. Nga kompania “Universal” thonë se tashmë janë duke punuar edhe për versionin më të përshtatshëm pasi dezinfektuesi është edhe mobil.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.