QËNDRIME & OPINIONE

U ndërtua nga 10 mijë ushtarë: Për çfarë shërbente në fakt, “bunkeri” i Enverit!

Qerim Serjanaj është një nga xhenierët veteranë të ushtrisë shqiptare, që ka punuar tri dekada në kantieret e fortifikimit. Nga tërë karriera e tij, periudha kur kryente detyrën e shefit të Xhenios të Batalionit të Sigurimit zë një vend të veçantë.

Ka qenë kjo periudha kur Serjanaj ka drejtuar nga afër punimet për zbatimin e projektit për ndërtimin e vendkomandës së Shtabit të Përgjithshëm, të aktualizuar artistikisht si bunkeri i Enverit.

Në një rrëfim për gazetën “Panorama” ai tregon rrethanat si nisi ndërtimi i objektit, efektivët që u morën me hapjen e tunelit dhe mbresat nga ditë-netët e punimeve. Njeriu që ka mbajtur evidencat e trupës që ndërtoi objektin konfirmon se “bunkeri” ishte vepër e 10 mijë ushtarëve dhe specialistëve, që edhe në kushte të vështira bënë të pamundurën për ta mbaruar në afat.

Duke kujtuar interesimin e jashtëzakonshëm të institucioneve të larta partiake e shtetërore, Serjanaj veçon rolin e Petrit Dumes, ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili dy-tri herë në javë ishte i pranishëm aty, ndiqte hap pas hapi punimet, njihej me vështirësitë që dilnin, interesohej për ushtarët, furnizimin, kushtet e jetesës etj.

LEAVE A RESPONSE