Në emisionin Frontal në T7 ka qenë i ftuar deputeti i LVV-së, Fitim Uka i cili ka folur për zhvillimet e fundit politike. Uka ka thënë se peticionin e kësaj partie për zgjedhje e kanë nënshkruar mbi 150 mijë qytetar.
“Hoti konsiderohet model i mirë prej Listës Serbe, pasi heqja e reciprocitetit nuk do të jetë I fundit pasi e kanë grabitë pushtetin. Ajo çka është më shqetësuese është deklarata e kryeministrit ilegal Avduallh Hoti edhe zëvendës kryeministrit Driton Serlmanaj të cilët kanë thanë që nuk do të hyjnë në qeveri që do të varen nga lista serbe. Ka një dallim mes qeverisë së Albin Kurtit edhe kësaj ilegale, pasi qeveria e Kurtit nuk është varur nga Lista Serbe që vijnë direkt nga Beogradi”, ka thënë Uka.
Sipas Ukës, LVV-ja po rritet për ditë më shumë teksa e ka quajtur qeverinë aktuale si qeveri ilegale.
“Nuk ka pikë dyshimi që LVV është duke shënuar rritje pasi kjo vërtetohet edhe nga hulumtimet e UNDP-SË, po shohim revoltë edhe me anë të peticionit dhe pse jo zgjedhjet janë për të parë nëse e vërteta është në anën tonë, le të vendos populli, le të vendos sovrani. Ne dëshirojmë ti tregojmë presidentit që ky lloj vullneti duhet të përkthehet në zgjedhje. Fillimisht do të kemi një mbledhje për të vendosur tutje, por edhe qeverisja duhet ta shohin këtë vullnet pasi të gjithë ata që e nënshkruajnë e kontestojnë këtë qeveri”, ka theksuar Uka.