Sipas njoftimit të ministres, qytetarët do të marrin njoftimin për kushtet e reja përmes faqes në internet të kompanisë financiare sms, email ose komunikim tjetër elektronik. Nëse ata nuk e refuzojnë ofertën brenda 10 ditëve, ajo do të konsiderohet e pranuar. Për Personat juridikë do të vendoset individualisht, pas kërkesës së vetë klientit, gjithashtu në mënyrë elektronike.