LAJME

Vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i UÇK’së Shemdesin Thaçi është i ftuari i rradhës i Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Hysni Gucati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Thaçi, njësoj si të gjithë luftëtarët e UÇK-së, do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh./gazetametro.net

LEAVE A RESPONSE