Vazhdon “fshesa”, Qeveria Kurti shkarkon kushëririn e Hashim Thaçit, drejtorin e KEK-ut, Nijazi Thaçi
Sot është shkarkuar drejtori Menaxhues i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme nga Bordi i Përkohshëm i KEK-ut.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i VV Mefail Bjaçinovci.
“Shkarkohet Nijazi Thaçi kushëriri i Hashim Thaçit”, ka thënë ai.