Klinika Infektive e QKUK’së ka njoftuar se sonte gjatë mbrëmjes ka vdekur pacientja me iniciale F.G, 73-vjeçare.
Vdekja e 73-vjecarës e çon numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë në gjithsej 20.
Viktima 73-vjecare ishte nga komuna e Shtimes. Ajo është hospitalizuar në Klinikën Ifnektive nga data 20 e këtij muaji.
Përveç koronavirusit, pacientja ishte diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.