Pasditen e sotme (5 prill) ka ndërruar jetën si pasojë e koronavirusit trajneri i boksit, Skënder Kurti, duke e cuar në 21 numrin e viktimave në Shqipëri.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, e cila tha se Kurti ishte i shtruar në spital prej 20 ditësh. Rreth dy javë më parë, Kurti pësoi edhe vdekje klinike, por u rikthye sërish në jetë.
“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë“, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.
Teksa i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. “Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.”/oranews/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.